Në vazhdën e shumë reagimeve, edhe Myslim Murrizi shpërthen keq ndaj Ramës, Majkos dhe Lleshajt

16:36 14/08/20201min111
Myslimi-Murrizi

Situate kaotike, që vijon prej disa ditësh tashmë në doganën e Kakavijës, ku me qindra persona, në mes të vapës, presin që të kalojnë në shtetin fqinj, ka shkaktuar reagimin edhe të deputetit të opozitës, Myslim Murrizi, i cili është shprehur se kjo gjendje është skandaloze.

Murrizi i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministrit të Diasporës, Pandeli Majko dhe Kryeministrit Rama që të ndërhyjnë menjëherë.

Reagimi i plotë i Murrizit:

“Kjo gjendje e tanishme ne Kakavij eshte nje SKANDAL ku qeveria tallet perbuz perçmon dhe denigron QYTETARET e saj.  I bej thirrje mistrit te brendeshem Lleshaj, ministrit te diaspores Majko dhe kryeministrit Rama meqenese minister te jashtem kemi huazuar ne transferte nje birbo, qe te nderhyjne menjehere. Nuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeverise. Shume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine,” shkruan Murrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto