Në takimin në Kryeministri shkojnë vetëm 4 mjek, Rama nuk është i pranishëm

10:37 24/09/20201min159
1600933997_WhatsAppImage20200924at09.50.201

Mëngjesin e kësaj të enjte u panë vetëm 4 mjek që iu drejtuan Kryeministrisë, për të zhvilluar takimin me kryeministrin Edi Rama.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me kërkesa që bluzat e bardha kanë, sa i përket rritjes së pagave, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Mësohet se në këtë takim Rama nuk është i pranishëm.

Përfaqësia e mjekëve është pritur është pritur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, drejtori i QSUT Enkel Joti, kreu i sindikatës të punonjësve të shërbimit shëndetësor Gentian Stroni si dhe mjeku Arjan Mezini.

Disa ditë më parë, Rama ka premtuar rritje të pagave jo vetëm për mësuesit por edhe për mjekët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto