“Në PS kandidatët i zgjedh Niçja Shijakut”- PD i përgjigjet me video Ramës, Bardhi: Është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit

13:05 31/10/20204min76
gaz-bardhi

Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit Rama me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për deklaratat e tij lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda PD-së.

Bardhi theksoi se Rama është i frikësuar nga zgjedhjet sa që sipas tij ka filluar të shpifë mbi procesin e vlerësimit të kandidaturave të selinë blu.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së u shpreh sot se shqiptarët do votojnë kandidatët e verifikuar të PD-së, dhe jo emrat e PS që do zgjidhen nga Niçja e Shijakut.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu”, thekson Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto