Në Prizren gjendet i vdekur një person

11:03 03/09/20201min104
Shiriti-i-policisë-780x439

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e mërkurë në Prizren.

Policia bën të ditur viktima është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete rreth orës 18:35, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto