Në pritje të fëmijës së fëmijës së tretë, bashkëshortja e këngëtarit të njohur përfundon në spital

11:46 28/09/20203min122
Screenshot_1-120

Artisti i famshëm John Legend dhe partnerja e tij Chrissy Teigen do të bëhen prindër për herë të tretë shumë shpejt. Ata janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, të vajzës, Luna, 4 vjeç dhe djalit, Miles, 2 vjeç.

Aludimet dhe thashethemet për shtatzëni nisën më herët, në momentin që xhirohet kënga e re e Legend dhe Gary Clark Jr, “Wild”. Legend shihej duke përqafuar bashkëshorten e tij, e cila më pas përkëdhelte barkun.

Ndërkohë që më në fund lajmi u zyrtarizua pasi modelja tregoi me anë të disa postimeve në rrjete sociale barkun e rrumbullakosur dhe dukej mjaft në formë. “Bebi i tretë po rritet kaq shpejt”, ka treguar Teigen në videon ku shfaqej e veshur me një këmishë të bardhë, duke zbuluar format e saj.

Megjithatë shtatzënia e tretë po rezulton problematike për modelen e famshme, pasi ajo herë pas here ka ndarë detaje nga përjetimet dhe shqetësimet me fansat në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka treguar se ka përfunduar në spital.

“Jam në shtrat dhe e mërzitur, vetëm në shtrat”, është shprehur me pamjet nga shtëpia e saj ndërsa më vonë ka treguar se ka shkuar në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e partneres së John Legend dhe të gjithë fansat janë në pritje të një njoftimi nga Teigen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *