Në Presidencë shfaqen disa kryevepra operistike/ Kreu i Shtetit, Meta: Presidenca gjithmonë e hapur për promovimin e trashëgimisë

21:32 26/10/20202min87
5990299f-e5fb-48cd-8b5b-4f817b6021a9

Në selinë e Presidencës së Republikës është zhvilluar një koncert me tenorin Armaldo Kllogjeri si dhe pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi.

Atje janë shfaqur disa nga kryeveprat botërore operistike. Presidenti Meta thotë se artistët shqiptarë do të jenë gjithmonë të mirëpritur në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Postimi plotë i Presidentit Meta:

Në kuadër të aktiviteteve “Artistët shqiptarë në Presidencë”, pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja sot koncertin e tenorit tonë të shquar Armaldo Kllogjeri, me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike, ku së bashku me personalitete të shquara të kulturës shqiptare, intelektualë e diplomatë shijuam interpretimin mjeshtëror të disa prej kryeveprave operistike botërore të kompozuara nga Mozart, Beethoven, Verdi e Puccini, si dhe këngë të bukura shqiptare, pjesë e trashëgimisë sonë të vyer kulturore.

Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto