Në përballje me koronavirusin edhe këngëtarja e mirënjohur shkodrane

12:44 12/11/20202min66
-800-0-2a7cf302d9d36b27470a9827fe508f6b

Shumë personazhe të njohur nga bota e artit apo televizionit kanë treguar këtë periudhë se janë përballur me koronavirusin. Sëmundjes infektive nuk i ka shpëtuar dot as këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Justina Aliaj, e cila është shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv pas rezultimit me covid-19.

Sipas informacioneve paraprake, artistja nuk është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe prandaj ndodhet në spital, në mënyrën e marrjes së një ndihme të specializuar.

Aliaj numëron dhjetëra këngë si “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj, të cilat mbeten një pjesë e vyer e artit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *