Në mes të tensioneve në Mesdheun lindor, Greqia do të forcojë sektorin e mbrojtjes

16:52 07/09/20201min64

Screenshot_20-1

Greqia ka në plan të blejë armë, të forcojë ushtrinë dhe të riorganizojë industrinë e saj të mbrojtjes, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë së saj, ndërsa tensionet me aleatin e NATO-s Turqinë rreth burimeve të energjisë në Mesdheun lindor rriten.

Greqia do të shpenzojë miliarda euro në sektorin e saj të mbrojtjes.

“Ne jemi në bisedime me aleatët për të rritur forcat tona të armatosura,” u tha gazetarëve zëdhënësi qeveritar Stelios Petsas, duke shtuar se Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, do të përshkruajë planet e tij gjatë një fjalimi për politikën ekonomike të Shtunën.

Një zyrtar i qeverisë greke i tha Reuters javën e kaluar se Greqia është në bisedime me Francën dhe vendet e tjera rreth blerjes së avionëve luftarakë.

Mitsotakis do të takohet me Presidentin francez, Emmanuel Macron, në Korsikë të enjten, përpara një takimi të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) dhe do të diskutojë çështjen, tha Petsas. Presidenca franceze ende nuk e ka konfirmuar takimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto