Në kërkim telefonuesi që aktivizoi shpërthimin / Preng Gjini i ruhej një atentati, çoi gruan dhe vajzat binjake në SHBA!

13:25 16/09/20203min164
gjini

Policia e Shtetit njofton se 6 persona janë shoqëruar në lidhje me atentatin e mbrëmjes së djeshme në zonën e Selitës në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini dhe dy kalimtarë të rastit.

Mësohet se të shoqëruarit janë familjarë të familjes Reçi në Rrëshen dhe persona të tjerë të dyshuar ose që mund të kenë dijeni për ngjarjen nga Tirana e Durrësi.

Ata janë shoqëruar nga Rrësheni e Durrësi për në kryeqytet për llogari të hetimeve që po kryhen nga Drejtoria e Tiranës dhe prokurori, Leonard Filopati.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe tabulatet e katër antenave celulare në zonë, për të gjetur se cili është personi që ka kryer thirrjen hyrëse dhe ka aktivizuar lëndën plasëse në makinën me të cilën udhëtonte Preng Gjini.

Nisi gruan dhe fëmijët në SHBA:

51 vjeçari kishte kohë që jetonte i fshehur dhe ruhej pasi i frikësohej asaj që ndodhi mbrëmë.

Për shkak të një serie vrasjesh që kanë prekur familjen Gjini, Prenga ishte kujdesur që dy vajzat binjake dhe bashkëshorten t’i dërgonte në Amerikë.

Saga e krimeve mes familjeve Gjini e Reçi:

Atentati i djeshëm dyshohet se është vazhdimësia e disa ngjarjeve kriminale të nisura në Rrëshen, mes familjes Gjini e Reçi, ngjarje që kanë vijuar dhe jashtë vendit. Në tre vite, nga zinxhiri i kësaj ngjarjeje janë vrarë 5 persona.

Kujtojmë se në vitin 2019 Preng Gjinit i kanë vrarë vëllanë, Armando (Tonin) Gjini në Rrëshen, për hasmëri dhe për këtë arsye mendohet se shënjestra e atentatit të djeshëm u kthye në Shqipëri sepse jetonte jashtë vendit.

Ndërkohë, pak kohë pas vrasjes së Armando Gjinit, u vra në Rrëshen me snajper Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal. Në atë kohë, Policia dhe Prokuroria, ndër shumë persona, morën në pyetje edhe Preng Gjinin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto