Në gjendje të rëndë / Infektohet me COVID-19 ish-komandanti i UÇK-së, niset me urgjencë drejt Turqisë

21:14 22/08/20202min222
cf7cdaf57eddab4eaf4dc632cb76cb99_L

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është nisur me urgjencë drejt Turqisë, ku pritet të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Lajmin e bën të ditur djali i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili bën apel që njerëzit të ruhen pasi ky virus është i tmerrshëm.

Postimi i plotë:

Te dashur miqe e dashamire iu njoftoj qe prindi im Sabit Geci ka rezultuar me Covid 19. Si per fillim gjendja e tij ka qene stabile dhe ka filluar te trajtohet me oksigjen dhe terapi ne shtepi, pas disa diteve i’u eshte keqesuar situata dhe e derguam ne Infektive .Gjendja e prindit vetem u keqesua edhe me shume ,u detyruam qe me urgjence ta dergojme ne Turqi.Tani na ka mbetur vetem te i lutemi zotit qe gjendja e tij te permisohet dhe ta kemi afer sepse une si femije i tij e kam mungesn e tij sepse nuk e patem thuajse kurre afer . E di dhe e njoh forcen dhe karakterin e tij shume te forte qe do te ia dal edhe kesaj radhe.

Mesazhi im eshte qe te keni kujdes sepse ky virus me te vertete ish i tmerrshem.

Babush si nuk u derzove asnjehere te lutem lufto edhe kesaj radhe sepse te presin nipat dhe mbesat dhe e gjithe familja qe te duam pafund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto