Në 24 orët e fundit 3 viktima nga Koronavirusi, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja

15:17 06/10/20201min94
download (40)

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 34 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, betejën me sëmundjen COVID-19 e kanë fituar edhe 122 pacientë ndërsa raste aktive janë 1203.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur në muajin mars.

Që nga ajo kohë janë infektuar gjithsej 15.889 persona, prej të cilëve 635 kanë vdekur ndërsa 14.051 janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *