Ndryshon ligji për policinë, nga përgjimet, te “hapja e krahut” nga policët në moshë

12:58 06/10/20202min100
images (20)

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit me 13 vota pro dhe 1 kundër.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se tashmë përgjimet ambientale do të kërkojnë vetëm policët, teksa risolli në vëmendje “hapjen e krahut” nga policët në moshë, të cilët sipas një nisme të re që pritet të prezantohet do të shërbejnë si punonjës sigurie në shkolla.

“Keni draftin e vjetër që tashmë tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi  flet për përgjim ambiental. Ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është super rregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm.

Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia.

Iniciativa për të hapur një mundësi transferimi nuk ka të bëjë me ndëshkim. Ne besojmë që kjo do bëhet përmes rregullimit me vendim të qeverisë. Ne mund të vendosim veten në kushte fantazie për të parë se çfarë mund të shkojë keq. Ligji i sotëm për policinë  e shtetit ka një nen që shumë pak e dinë. Neni  që përcakton statusin e policisë së shtetit. Aty thotë punonjësi i policisë së shtetit gëzon statusin e nëpunësit cilvil . Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen.

Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie”, është shprehur ministri Lleshaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *