‘Ndryshimi i studimit urbanistik, i kohës së Berishës’ / ‘A do të prishet Bashkia e Elbasanit për t’u bërë pallat?

11:29 02/09/20205min60
elbasan-753x405-1

Bashkia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me informacionet që kanë qarkulluar së fundmi e që kanë aluduar se godina e këtij institucioni do të shembej për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati. Sipas Bashkisë, këto informacione nuk janë të vërteta.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të bashkisë në Facebook thuhet se godina nuk do të shembet madje ajo do të zgjerohet nga 1400 m2 në 5200 m2, për shkak se shumë institucione në varësi të kësaj bashkie janë të shpërndara në zona të ndryshme të qytetit.

Njoftimi i plotë i Bashkisë:

BASHKIA ELBASAN NUK DO TË SHEMBET.  BASHKIA ELBASAN NUK DO TË BËHET PALLAT.

Në përgjigje të akuzave për shembjen e Bashkisë së Elbasanit, ndjejmë detyrimin për të sqaruar qytetarët.

Të dashur qytetarë, godina e Bashkisë, godina e shërbimit ndaj qytetarit, e pritjes dhe e kujdesit ndaj qytetarëve nuk do të shembet. Me keqardhje vërejmë një lumë akuzash dhe shpifjesh të pabaza, por jo vetëm kaq, edhe dashakeqe.

Me vendim nr. 14 datë 13.01.2009, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Ky vendim është miratuar nga nga KRYEMINISTRI dhe KRYETARI I KRRTRSH-së asaj kohe SALI BERISHA. (dokumenti bashkëngjitur.)

Me këtë vendim konfirmohet me disa ndryshime Plani Rregullues i qytetit të Elbasanit i miratuar me vendim nr. 01 datë 18.12.2004. Në studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit është parashikuar edhe RIKONSTRUKSIONI i godinës aktuale të bashkisë dhe zgjerimi i saj për shkak të nevojave për më shumë ambiente.

(Theksojmë se sot zyrat e bashkisë dhe ndërmarrjeve vartëse të saj janë të shpërndara në disa godina, duke krijuar konfuzion dhe humbje kohe për qytetarët.

Kështu, Qendra Ekonomike dhe e Arsimit ndodhet në lagjen “Aqif Pasha”, Drejtoria e tatim Taksave dhe Drejtoria e Transportit në një godinë private në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”; Drejtoria e Arsimit Parashkollor dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve tek shkolla e muzikës,

Agjencia e Shërbimeve Publike lagja “Shën Koll”etj.

Nisur nga kjo procedurat e për zgjerimin e ambienteve të bashkisë datojnë që në vitin 2004 (dokumenti bashkëngjitur.) Projekti parashikon zgjerimin e sipërfaqes ekzistuese (1400 m2) me 5200 m2 sipërfaqe shtesë.

Ndryshime do të pësojë vetëm pjesa perëndimore e godinës së bashkisë e cila merr një formë rrethore. Që në atë kohë (viti 2004) është vlerësuar të ruhet godina e dikurshme e cila daton aty rreth viteve ’60 dhe për shumë kohë ka shërbyer si Banka e Kursimeve(një pjesë e saj).

Vlera historike e këtij objekti mbetet e pazëvendësueshme për qytetin. Projekti i asaj kohe (viti 2009)ka përcaktuar godinën e bashkisë me 7 kate (harta bashkëngjitur) dhe i gjithë objekti do të shërbejë për zyra.

Në po këtë zonë me vendim nr. 14 datë 13.01.2009 KRYETARI I KRRTRSH-së asaj kohe SALI BERISHA ka firmosur edhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës me ndërtime objektesh banimi dhe biznes 10 dhe 14 katëshe.

Por këto objekte nuk kanë lidhje me godinën e bashkisë e cila as nuk cënohet, as nuk ka të bëjë me to. Në mënyrë kategorike në godinën e bashkisë nuk është parashikuar të ketë apartamente apo biznese.

Ky plan rregullues i firmosur nga Z. BERISHA, pa asnjë ndryshim është duke u zbatuar sot. Sa më sipër, gjatë kohës së punimeve, qytetarët do të lajmërohen rregullisht për vendndodhjen provizore të zyrave të bashkisë dhe shërbimi do të ofrohet në çdo kohë pa asnjë ndryshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto