Ndryshimet në Kodin Zgjedhor / Komisioneri Varhelyi ‘nuk i ndahet’ Ramës: Ji i duruar përpara se…

12:53 27/10/20203min94
Oliver-Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka lëshuar sërish sot një tjetër apel për Kryeministrin Rama dhe Parlamentin shqiptar në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera, Varhelyi kërkon nga Rama që të presë fillimisht opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të votojë këto ndryshime dhe për këtë i kërkon që të jetë i duruar.

Në fund të deklaratës së tij, Komisioneri për Zgjerimin shprehet se shpreson për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri në prill të vitit të ardhshëm.

Reagimi i plotë i Komisionerit Varhelyi:

#Albania electoral code: Pleased that Prime Minister welcomes Venice Commission opinion on July Constitutional changes. It would therefore be prudent to wait it’s delivered before the revote in the Parliament. I look forward to free and fair elections in April 2021.

 

Apeli i djeshëm i Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi:

Kujtojmë këtu që edhe ditën e djeshme komisioneri Varhelyi apeloi Kryeministrin Rama dhe Parlamentin shqiptar që të tregohen të duruar dhe të presin për opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias përpara se të votojnë ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *