Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: U shkel 5 qershori, Rama hodhi hapin drejt greminës

14:56 05/10/20201min83
download (25)

Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ka ardhur dhe reagimi  i menjëhershëm i kreut të PD, Lulzim Basha.

Në rrjetet sociale Basha i cilëson antikushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor, teksa shkruan se Rama hodhi hapin e fundit drejt greminës, pas shkeljes të marrëveshjes së 5 qershorit e arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”- shprehet Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto