Ndryshimet në kod, Topalli: Heshtja e PD për të mbrojtur sistemin, i jep Ramës mandatin e tretë

13:44 21/09/20202min89
Screenshot_10-2

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli i sheh të papranueshme ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste në tryezën e Këshillit Politik.

Në një intervistë për ABC News, Topalli flet për një dakordësi nga lidershipi i Partisë Demokratike që këto ndryshime të socialistëve të kalojnë në heshtje, duke i mbyllur derën çdo individi apo force të re politike.

Sipas Topallit, pas zgjedhjeve të vitit 2021 Rama dhe Basha do të bashkëqeverisin së bashku.

Topalli flet edhe për ringritjen e demokratëve, përmes një aksioni të brendshëm në selinë blu, të cilin e sheh rezultativ edhe nëse do të ndodh 7 muaj përpara zgjedhjeve.

“Propozimet në Kodin Zgjedhor i mbyllën derën forcave dhe kandidatëve të rinj. Heshtja e PD për mbrojtjen e sistemit, do t’i japë Ramës mandatin e tretë. Më 25 prill qytetarët nuk do të kenë alternativë, do zgjedhin mes të njëjtëve emra. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto