Ndryshimet kushtetuese/ “Rruga që u ndoq ishte e njëanshme”- Kristaq Kume: Gjithçka u bë jashtë tavolinës të Këshillit Politik!

22:15 29/10/20201min91
kristaq-kume

Eksperti për Çështjet Zgjedhore, Kristaq Kume, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për ndryshimet kushtetuese, deklaroi se rruga që u ndoq për procesin ishin të njëanshme.

Kume theksoi se gjithçka u bë jashtë tavolinës së Këshillit Politik, krejt ndryshe nga se ishte rënë dakord më herët.

“Jemi këtu ku jemi për shkak të rrugës që kemi ndjekur. Edi Rama pati thënë se sapo të mbarojnë zgjedhjet më 2017, do fillojmë ndryshimet zgjedhore. Është thënë se do të diskutohej deri për referendumet.

U ra dakord që çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor do të arrihej në tavolinën e 5 qershorit. Ndryshimet u bënë jashtë tavolinës së Këshillit Politik, për këtë duhet të na japë sqarime maxhoranca. Rruga që u ndoq ishte e njëanshme”, deklaroi Kume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto