Ndryshime në rang drejtuesish në Kadastrën e Vlorës, ja kush emërohet (EMRAT)

12:16 14/09/20201min132
1600073814_ShkarkimetVlorekadastraframe18071100x620

Pas ndërrimit të disa drejtorëve brenda pak muajve, në Kadastrën e Vlorës janë njoftuar se do të ketë përsëri ndryshime.

Dy zv. drejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi janë larguar nga detyra.

Në vend të tyre janë emëruar Rinald Koburja ndërsa pritet edhe emërimi i Jonela Dervishajt.

Prej 13 korrikut në krye të këtij institucioni është Andi Binaj, i cili u prezantua në këtë post nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Problemet ngelen të mbartura në shërbimin ndaj qytetarëve pavarësisht zotimeve të  drejtorit të ri Andi Binaj për rritje të performancës dhe shërbimit.

Qytetarët përballen me vonesa edhe në procedurat e rifreskimeve rutinë me afat tre ditor.

Në prezantimin e drejtorit Andi binaj, Artan Lame e cilësoi si barsoletë ndërrimin e shumë drejtuesve në pak muaj, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto