Ndryshime në Kodin Penal/ Qeveria shtrëngon masat, 15 vite burg për abuzimet në cilësinë e ndërtimeve

19:42 09/09/20204min77
Ndertime-pallate-1-700x467

Pasojat që lanë dy tërmetet e vjeshtës së vitit të kaluar, por edhe situata me sektorin e ndërtimit në tërësi dhe shkeljet ligjore që herë pas herë janë pikasur, kanë detyruar qeverinë që të propozojë ndryshime në Kodin Penal, ku të ashpërsohen dënimet për rastet e abuzimeve në këtë sektor. 

Në një projektligj të depozituar në Kuvend, qeveria propozon dënime nga 5 deri në 15 vite burg për të gjitha rastet kur abuzohet me cilësinë e ndërtimeve apo edhe në rastet kur dëmtohen strukturat mbajtëse të godinave.

Sipas hartuese të këtij projektligji, amendimet e propozuara në Kodin Penal synojnë rritjen e përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësive të subjekteve ndërtuese në të ardhmen, me qëllim ushtrimin e veprimtarisë së tyre, duke zbatuar rigorozisht kërkesat, kushtet dhe kriteret ligjore dhe teknike në fushën e ndërtimit.

“Objektivat kryesorë të këtij projektligji konsistojnë në: përcaktimin e përgjegjësisë penale të subjekteve që janë të përfshira në procesin e ndërtimit të objekteve, që kanë vepruar në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me rregullat teknike dhe përcaktimet ligjore në fuqi; parandalimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale ndaj veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme kundër objekteve, që kryhen me qëllim rrëzimin e plotë ose të pjesshëm të tyre, duke cenuar të drejtën e pronës, vënien në rrezik të jetës apo shëndetit të personave e të tjerë. Nëpërmjet këtij projektligji synohet të përcaktohen sanksione penale kundrejt subjekteve që në veprimtarinë e tyre nuk kanë përmbushur apo kanë shmangur me dashje detyrimet ligjore të përcaktuara në akte të posaçme që i përkasin fushës së ndërtimeve private dhe publike”, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e depozituar në Kuvend.

Në nenin 1 të projektligjit që shton nenin 154/a në Kodin Penal parashikohen dënime nga 5 deri në 15 vite burgim për rastet kur ndërhyhet në strukturat mbajtëse të godinave dhe kur pasojat nga shembjet janë të rënda.

Ndërsa në nenin 3 të ligjit që parashikon shtimin e nenit 199/c në Kodin Penal, qeveria ka propozuar rregulla dhe ndëshkime më të ashpra për fazën e projektimit, mbikëqyrjes, zbatimit ose kolaudimit të ndërtimeve, në ato raste kur në këto faza konstatohet paligjshmëri, të cilat mund të çojnë në pasoja të rënda deri në humbjen e jetës së njerëzve.

1

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto