“Ndoshta është këngëtare e mirë, por nuk ka humor,” Robert Berisha krahason veten me Dua Lipën

14:38 29/09/20202min121
785-0-5d79500c3901e-1-1-696x370

Robert Berisha ka qenë i ftuar së fundmi tek “Rudina”. Teksa ka folur për programin e ri që do ta sjellë Robertin në rolin e moderatorit, ka treguar edhe sesi ka lindur ideja. Në fillim të pandemisë, Roberti sapo ishte kthyer nga SHBA dhe qëndroi për dy javë në karantinë.

 

Gjatë izolimit, ai u fut për herë të parë të bënte live në Instagram, si të gjithë personazhet e tjera. Më pas, kanë qenë “faktet” që fansat i kanë servirur Robertit, të cilat e kanë shtyre këngëtarin të fillojë të mendojë për një emision.

“Më dërgonin fansat foto, se unë nuk jam marrë ndonjëherë me këto dhe më tregonin sa shikueshmëri kishin videot e mia live. Ishte futur Dua Lipa live dhe kishte rreth 6000 ndjekës, ndërkohë që ajo numëron miliona ndjekës në rrjete sociale. Por kjo sdo të thotë gjë, ndoshta është këngëtare shumë e mirë por nuk është funny, pra fansat futen dhe dalin nga livet e saj. Tek unë kanë qenë mbi 17.000 fansa, të cilët kanë qëndruar për dy orë që unë bëra live. Tregoja barcaleta, këndoja këngë, kanë qendruar 2 orë në live. Mora shumë komente ku më sugjeronin të bëja një emision, pasi e mbaja ‘publikun’ gjallë dhe kështu lindi ideja e programit,” është shprehur Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto