Çifti bashkëshortor David dhe Marissa Jonsson kishin shkuar për pinkik në një zonë malore, ku me vete kishin marrë edhe qenushin e quajtur Jersey.

Por në një moment para tyre shfaqet një ari, të cilit i vërsulet qeni i tyre që nuk kishte fare frikë. Madje e detyron ariun të tentojë të ngjitet në pemë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe prej postimit të saj ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje.