“Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë. Mos kini frikë nga Covid”, presidenti amerikan mesazh nga spitali ku po trajtohet për koronavirusin

21:10 05/10/20202min104
trump-golden-shower-750x375

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po ndihet shumë më mirë dhe do të lërë spitalin pasi kaloi fundjavën atje duke u trajtuar për koronavirusin.

“Ndihem vërtet mirë!” shkroi Trump në Twitter të hënën pasdite, pak para se të niste një konferencë shtypi nga mjekët ku do të informohej mbi gjendjen shendetesore te presidentit dhe kohën e saktë që ai do të largohej nga spitali.

trumpi le spitalin

 

“Mos kini frikë nga Covid. Mos lejoni që ai të dominojë jetën tuaj”, shtoi Trump, duke vlerësuar “medikamentet dhe njohuritë e shumta ” të zhvilluara nën administrimin e tij.

“Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!” shkruan presidenti 74-vjeçar.

Trump dhe gruaja e tij Melania dolën pozitivë në testin për koronavirusin të enjten e javës që lamë pas dhe u vendosën në karantinë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti u dërgua pak orë më vonë me helikopter në spitalin Bethesda, Maryland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *