“Ndihem më i qetë dhe më i fortë”, Presidenti Meta falënderon Gramoz Ruçin dhe tregon kush u kthye pranë tij pas 3 vitesh ‘ndarje’

10:09 14/10/20202min82
meta-baca-isa

Presidenti Ilir Meta ka rimarrë një pikturë të Isa Boletinit të cilën e kishte në Kryesinë e Kuvendit, kur e drejtonte këtë institucion dhe për këtë ka falënderuar Gramoz Ruçin. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se tani ndihet “më i qetë dhe më i fortë”.

“Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *