Ndëshkimi i tre lojtarëve / Komisioni i Apelit “ngrin” Tiranën e Bylisin

18:58 03/11/20203min80
lojtaret

Lojtarët Agustin Torassa, Idriz Batha dhe Qudus Lawal do të vuajnë dënimet e marra nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të sjelljes së tyre në ndeshjet miqësore.

Tirana dhe Bylisi kishin apeluar dhe shpresonin që lojtarëve të tyre t’u përgjysmohej dënimi, por Komisioni i Apelit nuk ka treguar “mëshirë”.

Në këtë mënyrë, Batha dhe Torassa nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e nesërme kundër Kukësit. Gjithashtu ata duhet ta shlyejnë gjysmën e dënimit duke paguar nga 2 milionë lekë të vjetra. FSHF pak çaste më parë ka publikuar vendimin e Apelit.

Vendimi i Apelit

ÇFARË VENDOSI DISIPLINA – Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto