
Virusi COVID-19 i ka marrë jetën një zyrtar të Partisë Socialiste.
Bëhet fjalë për Ndue Ndocin, i cili ka qenë një zyrtar i PS, ndërsa ka mbajtur edhe disa funksion në institucione shtetërore.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Ndocit, e kanë dhënë miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.
Po ashtu, edhe kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka bërë një postim në rrjetet sociale, për të ndjerin Ndue Ndoci.
“E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci,” shkruan Manja në postimin e tij.