
Disa javë më parë u bë i ditur lajmi se Scott dhe Sofia i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, edhe këtë herë për “faj” të afrimitetit të Scott me ish bashkëshorten e tij, Kourtney Kardashian. Pavarësisht se të tre thuhej se shkonin shumë mirë bashkë, madje kanë kaluar shpesh edhe pushimet si një familje e madhe e lumtur.
Pak ditë më parë, Sofia festoi datëlindjen me mikeshat e saj, ku nuk pati asnjë gjurmë nga Scott dhe asnjë urim. Mbrëmjen e djeshme, teksa Sofia ishte kthyer nga udhëtimi i datëlindjes dhe po darkonte me mikeshat, në të njejtin restorant po qëndronin edhe Scott me Kourtneyn.