Ndarja nga jeta e shkrimtarit Faslli Haliti/ Reagon Presidenti Meta: Shembull qytetarie dhe luftëtar i palodhur i fjalës së lirë! Provoi edhe dënime për…

19:12 16/10/20203min124
pjimage-41

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Faslli Haliti, i cili u shua në moshën 85 vjeçare ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit shprehet se i ndjeri Faslli Haliti ishte “shembull i qytetarisë e luftëtar i palodhur dhe i pakompromis i fjalës e mendimit të lirë, duke provuar deri dënime për mbrojtjen e saj”.

Teksa i shpreh ngushëllimet edhe familjes, Presidneti kujton edhe kohën kur Haliti ka qenë deputet i PS dhe kanë punuar sëbashku.

“Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë: 

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e poetit tonë të mirënjohur, Faslli Haliti, intelektualit të angazhuar me vlera kombëtare, shembull i qytetarisë e luftëtar i palodhur dhe i pakompromis i fjalës e mendimit të lirë, duke provuar deri dënime për mbrojtjen e saj.

Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve.

Të paharruara kanë mbetur për mua vargjet e një prej poezive të tij më të arrira “Për mirë”:

“Gati

Për rënie,

Për shembje,

Rrëzim.

Monument shtrembës!

Shembu, rrëzohu më mirë!”

Për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Haliti, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve e shkrimtarëve shqiptarë.

U prehtë në paqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto