
Ditën e djeshme është ndarë nga jeta mjeku i njohur, Dr. Memo Boçi. Lajmin për ndarjen nga jeta të Boçit e bëri publik Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Dasho shkruan ndër të tjera se Dr. Memo drejtoi për 14 vjet sektorët e higjienës dhe epidemiologjisë në shkallë vendi dhe se njihej si një njeri dhe drejtues modern e vizionar.
POSTIMI:
In memoriam: Dr. Memo Boci (1939-2020)
Dje humbi jetën Dr. Memo Boci. Për brezin e ri të mjekëve dhe infermierëve, ndoshta një emër i panjohur, por për brezat e atyre që u arsimuan ose punuan si bluza të bardha para viteve ’90, një personalitet shumë i njohur dhe i vlerësuar.
Në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Memo drejtoi për 14 vjet sektorët e higjienës dhe epidemiologjisë në shkallë vendi.
Ata që punuan me të gjatë atyre viteve, shprehen me superlativa për doktorin si drejtues modern dhe vizionar.
