Ndarja me Stresin dhe takimi i Keisit me djalin imagjinar, skandalet nuk kanë fund për çiftin: I martuar në hotel, me femër tjetër

10:16 03/09/20203min33

auto_auto_auto_auto_auto_Stresi_dhe_Kejsi115553394281556536393155833813115603321731560514232-750x430-600x360-730x440-1-696x420-1

Keisi dhe Stresi janë një prej çifteve më të komentuara në showbizzin shqiptar. Ata janë përfolur jo rrallëherë për ndarje dhe mesa duket nuk janë më bashkë. Pas shumë uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre Keisi ka treguar se tashmë po  del me një djalë tjetër. Me anë të një postimi në Instastory ajo ndau një fotografi të sajën dhe shkroi: Takimet gjatë ditës janë më të mirat.

Ndërkaq pas publikimit të fotos së Keisit ka reguar dhe Stresi, në mënyrë mjaft të qetë me anë të një postimi në Instastory gjithashtu. “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, ishin fjalët e reperit, i cili i uroi Keisit më të mirat.

Por pas fjalëve të Stresit ka reaguar sërish me një postim në Instastory duke treguar se takimi i saj paska qenë me një person imagjinar. Përveç kësaj ajo i ka hedhur benzinë zjarrit duke akuzuar mediat se ka lajme më të rëndësishme dhe solli në kujtesë Stresin, i cili u bë kryefjala e portaleve pasi u arrestua në hotel në shoqërinë e një femre.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithësecili e tregon veten në fund”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto