Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur për fëmijë, skenariste e disa filmave

18:23 28/09/20201min108
Shpresa-Vreto

Ndahet nga jeta shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, raporton “News 24”.

Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”.

Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.

Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj.

Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto