Nano tregon se çfarë do “e fundosë” Agron Shehajn në zgjedhjen për kryetar në PD

18:43 24/05/20211min257
-800-0-60abe33e4ac4c

Kandidatura e demokratit Agron Shehaj për drejtuar Partinë Demokratike është cilësuar nga analisti Mustafa Nano si pozitive.

Nano tha se Shehaj është një kandidat alternativ që nuk ngjan me Bashën dhe duket sikur i ikën klishesë, por shtoi se sërish ka për tu penalizuar.

“Shehaj për një perceptim popullor ngjan si një kandidat alternativ sepse nuk ngjan me Bashën, por edhe dy kandidatët e tjerë. Duket sikur duan ti ikin klishesë, edhe të tjerët po ashtu, por Shehaj duket më i ndryshëm se dy të tjerët. Mendoj se ka për tu penalizuar sepse pavarësisht se ne na duket alternativë, brenda saj PD e sheh si kandidat problematik, por fakti që ka kandidatë është pozitive”, tha Nano i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto