Nami me arrestime në ‘Qafë-Thanë’, ja ç’tentuan të bëjnë indiani 28 vjeçar dhe polaku 52 vjeçar

10:00 29/09/20203min149
indiani-1

Ka rënë në pranga të policisë shqiptare një shtetas indian 28-vjeçar me iniciale S. E.

Shtetasi u arrestua në pikën kufitare në Qafë Thanë pasi ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, që ka ja kishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Policia bëri kontrollin e mjetit tip “Toyota” të shtetasit polak 52-vjeçar, me iniciale M. M., ku u gjet një armë gjuetie pa leje, që u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga 1 shtetas indian, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas polak të cilit iu gjet në mjet, 1 armë gjuetie pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit apo armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto