Naim Mëçalla/Shkon në Kuvend kandidatura e parë për KQZ-në e re

16:41 04/09/20202min75
Parlamenti

Në zyrën e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë ka mbërritur dosja e aplikantit të parë për komisionerin e ri të zgjedhjeve.kuvendi

Ai është Naim Mëçalla, jurist dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë në një universitet privat. Sipas dokumentit të depozituar, ai nuk aderon në asnjë nga partitë politike.

Kuvendi i Shqipërisë shpalli më 29 gusht garën për plotësimin e KQZ-së së re. Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riformatohet. Nga 7 anëtarë që ka aktualisht, do të ketë 12.

Një do të jetë krye omisioneri, një do të jetë zëvendëskomisioneri i zgjedhjeve dhe ndërkohë do të ketë dy Komisione, Rregullatori dhe ai i Ankesave e Sanksioneve. Të dy komisionet do të kenë nga 5 anëtarë.

Procedura për verifikimin e tyre do të zhvillohet në Kuvend nga një komision i posaçëm parlamentar, ku do të ketë edhe një përfaqësues të opozitës politike.

Kjo e fundit ka të drejtë të përcaktojë zëvendëskomisionerin, që do të angazhohet për implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe 4 anëtarë komisioni, dy në atë Rregullator dhe dy në atë të Ankesave. KQZ-ja e re duhet të ngrihet deri më 19 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto