Naftëtarët hyjnë në ditën e 9 të grevës së urisë/Rëndohet gjendja e tyre shëndetësore

10:03 06/10/20201min97
download (27)

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e 9 të grevës së urisë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar, ndërkohë ata vijojnë të refuzojnë ndihmën mjekësore.

Ndërkaq, një nga grevistët e Poçemit pritet të zëvendësohet nga kolegu i tij.

Çfarë duhet të themi ne? Të bëjmë melankolikun? Ne kërkojmë një zgjidhje, qoftë edhe një përgjigje negative nga qeveria. Unë do bëj një zgjidhje tjetër, do të largohem nga Shqipëria. Këtu nuk vjen Avokati Popullit, këtu nuk vjen as Presidenti, janë të pamëshirshëm. Jemi shokuar dje me ato pamjet në parlament. Ata blejnë votat dhe nuk po marrin dot djersën tonë. Unë e di që do vdes por jo këtu brenda, nuk do të bëjnë ata show me jetët tona. Po merren me jetët e fëmijëve tanë”, u shpreh një nga naftëtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto