Naftëtarët e Ballshit/ Arben Malaj: Ja 5 hapat që zgjidhin problematikën, Rama përgjegjës

13:56 23/10/20203min140
Arben-Malaj-600x338-1

Eksperti i Ekonomisë Arben Malaj ka reaguar lidhur me çështjen e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë pagat e pa marra dhe rifillimin e punës.

Malaj përmes një postimi në rrjetin social FB, akuzon qeverinë se nuk po ndërmerr asnjë hap për zgjidhjen e kësaj problematike, teksa parashtron 5 pika përmes të cilave mund të marrin përgjigje shumë pyetje që kanë krijuar këtë situatë.

Postimi i plotë:

5 hapa për zgjidhjen e kërkesave ligjore të naftëtarëve. Qeveria Rama është fajtore dhe përgjegjëse ligjore, sepse nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave për sigurimet shoqërore.

1.Identifikoni përgjegjësit ligjore qe nuk kane nxjerre urdhrin e bllokimit sapo ka filluar mos pagimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore. Ata që nuk kanë nxjer urdhërin e bllokimit dhe aktivizimin menjeherë të përmbarimit nuk janë punonjës të thjeshtë, janë qeveritarë ne shërbim te oligarkëve dhe për arsye korruptive.

2.Identifikoni në çdo nivel të pagesave nga thesari kush ka shkelur radhën e pagesave duke lejuar oligarkët të punojnë duke mos paguar pagat dhe sigurimet shoqërore.

3.Identifikoni nga kontabiliteti i kompanisë kush ka përfituar pagesa jashtë radhës së pagesave ku pagimi i sigurimeve shoqërore është i pari. Verifikoni librat e arkës dhe të bankës të kompanisë, për të identifikuar pagesat në shkelje te radhës së pagesave.

4.Kerkoni rivendosje në radhë të pagesave jashtë radhës për tatimet, për doganat, për kompanitë private furnitore, për individët që kanë përfituar, duke arkëtuar shumat e nevojshme për pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore.

5.Me këto anullime të pagesave jashtë rradhës për institucionet publike dhe kompanite private kryeni

pagesat e pagave dhe sigurimeve shoqërore për naftëtarët. Në këtë vjedhje të pagave dhe sigurimeve shoqërore ku ka risqe të mëdha për korrupsion dhe vjedhje nga pronarët jo sipërfaqësorë, vërteton qeveria Rama me veprim ose mos veprim të jetë fajtore ligjore.-shkruan Malaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto