‘Na riktheni edhe ne!’ / Pas vendimit të qeverisë për hapjen e kazinove, reagon edhe Shoqata e Basteve

17:38 11/09/20203min78
Screenshot_4

Vendimi i marrë disa ditë më parë nga qeveria shqiptare për rihapjen e kazinove në kryeqytet ka nxitur reagimin e ish–Shoqatës së Basteve, të cilët kërkojnë rishikim të vendimit edhe për lojëra të tjera të fatit, siç janë bastet  sportive.

Ish-kreu i shoqatës, Artan Shyti thekson në një intervistë për ‘Abcnews’ se në Shqipëri qytetarët vijojnë të luajnë në mënyrë informale dhe pavarësisht aspekteve negative funksionimi i lojërave të fatit  është një realitet që funksionon nëse rregullohet siç duhet.

“Gjëja më e mirë nuk ishte mbyllja, gjëja më e mirë ishte sistemi bazuar mbi ligj e mbi rregulla. Pa dyshim që ka pikëpyetje që ka problematika por më mirë të jetë në drite të diellit për Ta kontrolluar e  monitoruar dhe jo të jetë në rrugë jo zyrtare që është më e rrezikshme dhe buxheti humbet shumë lekë e mbi të gjitha sporti humbet lekë”.

Buxheti i shtetit  humbet  45 mln eurosh për shkak të mbylljes së lojërave të fatit.

Ish-kreu i shoqatës Artan Shyti thekson se hapja e kazinove është pozitive nëse procesi është i monitoruar me kujdes.

“Llogaritë tregojnë se humbasin rreth 45 mln euro dhe gati 15-20 mijë vende pune që u humbën nga mbyllja e basteve sepse bëhej fjalë për operatorë e shërbime të tjera dytësore, kamariere e furnizues pra kishte impakt të madh edhe financiar edhe social”

Vendimi i qeverisë parashikon që në kryeqytet të hapen kazino në 6 rrugë:

“Rruga e Barrikadave”,

“Urani Pano”,

“Rruga Dedë Gjon Luli”,

“Ibrahim Rrugova”,

“Xhorxh W. Bush”,

Bulevardi “Zhan D’Ark”.

Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë që duan të zhvillojnë këtë aktivitet kanë si detyrim që të kenë një kapital prej 1.2 mld lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *