Myslim Murrizi liston provat që do të fundosin Ilir Metën: Është i tensionuar, punë e madhe se nxehet, ja çfarë e pret!

17:10 25/05/20213min91
-800-0-60ad203840b1b

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai e konsideron “të çoroditur”, sjelljen e presidentin, Ilir Meta. Sipas Murrizit, Meta ka shkelur kushtetutën, pritet shkarkimi

“Unë e shoh në kundërshtim, çfarë thotë njëherë, nuk thotë herë tjetër, edhe kuvendin herë e njeh, herë jo. Edhe sjellja si i deleguar nga Celibashi për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve, të dielën e 25 prillit: Tha sa të jem unë këtu nuk ka vjedhje, dy ditë më pas tha vullneti është brenda në kuti, më duket se janë vjedhur. Pra, e shoh të tensionuar më shumë seç duhet, çfarëdo hallesh të ketë një burrë shteti, se Ilir Meta si individ, punë e madhe se nxehet. Nuk e di pse edhe kabineti, dhe ata që e këshillojnë e marrin me kaq emocion dhe kaq mllef”, tha ai për Top Talk.

Deputeti demokrat ironizon dhe vendimin e Metës për të njohur kuvendin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe më pas vendimin për ta quajtur anti ligjor.

“Ka treguar me firmë, që këtë kuvend e ka njohur, dekretoi me shumicë të cilësuar marrëveshjen e 5 qershorit. Në vitin 2019, u mërzit shumë me kuvendin, nuk e njohu, u mërzit shumë, kur la mandatet Partia Demokratike dhe Lëvizja Sociliste për Integrim. Në vitin 2021 është mërzitur prapë dhe nuk e njeh. Unë mendoj se e ka pasur me vite, në vitet çift, ky e njeh kuvendin. Vitet tek, janë shterp. Po të ishte mot, Meta do të vinte në komision, pavarësisht kush e drejtonte”.

Murrizi, liston shkeljet e Presidentit të Republikës.

“Në mënyrë ligjore, i besoj dy ekspertëve, të emëruar nga komisioni, të cilët thonë se Presidenti i Republikës, ka shkelur kushtetutën. Është një raport i hollësishëm, që tregon mosruajtjen e asnjanësisë, thirrjet për revolucion, prishjen e imazhit të vendit, që është 13 vite anëtar i NATO-s dhe përplasje me vendet anëtare të NATO-s dhe aleatin tonë kryesor, SHBA-në”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto