Muzika në zi! Gjendet i pajetë në shtëpi kantautori i njohur, zbulohet shkaku

11:21 07/10/20202min350
rip1

Johnny Nash, i njohur për hitin e tij të vitit 1972 “I can see Clearly Now”, vdiq ditën e martë në mëngjes. Lajmin e trishtë e dha djali i tij, John Nash.

Kantautori amerikani muzikës ‘reggae’ dhe muzika pop vdiq nga shkaqet natyrore në shtëpinë e tij në Hjuston, tha djali i tij.

Johnny Nash filloi karrierën e tij si këngëtar i muzikës pop në vitet 1950. Në vitet 1960, ai dhe Danny Sims formuan JAD Records, dhe ndërsa jetonin në Xhamajka, dyshja nënshkruan Bob Marley dhe anëtarët e tjerë të grupit, The Wailers.

“Johnny e donte muzikën,” tha një miku i tij në vitin 2012. “Dhe ai e donte Bob-in dhe djemtë. Ai e mësoi Bob-in se si të këndonte në mikrofon, dhe ata e mësuan Johnny-in se si të luante ritmin e reggit”.

Nash ka qenë një ndër artistët e parë në këtë zhanër muzikor dhe projektet e tij kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto