Muzika dhe aktrimi nuk mjaftojnë për Rihannën, së shpejti presidente?

10:53 23/09/20202min97
GettyImages-956429452-1

Rihanna është ndër personazhet më të pëlqyera ndërkombëtarisht. Në fakt, ka një vend specifik ku Rihanna konsiderohet si idhull për të gjithë banorët dhe ky vend është pikërisht Barbados.

 

Ishulli i cili po përpiqet të kthehet në republikë në vitin 2021, ka në listën e “kandidatëve” vetëm një emër kur vjen fjala për rolin e presidentit dhe ky emër është pikërisht Rihanna. Duket se muzika, aktrimi apo edhe bizneset e shumta, nuk do të jenë prioritetet e vetme të Ririt.

 

Qeveria e ishullit të Karaibeve planifikon ta lënë pas “të kaluarën e tyre koloniale”, duke larguar Mbretëreshën Elizabeth nga kryesimi i shtetit. “Është koha që Barbados të heqë Mbretëreshën Elizabeth si Kryetare të Shtetit, në favor të Mbretëreshës Robyn Rihanna,” shkruhet në rrjet nga fansat e këngëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto