Muriqi arrinë në Romë, Lazio i uron mirëseardhjen

16:11 13/09/20201min76
Vedat-Muriqi

Vedat Muriqi ka mbërritur në Romë për teste mjekësore.

Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane Lazio.

Muriqi para nisjes për në Romë tha se zgjodhi Lazion për të bërë një hap të madh në karrierë.

Sulmuesi kosovar sapo ka zbarkuar në kryeqytetin italian.

Lazio ka publikuar fotot e Muriqit nga aeroporti, teksa prizrenasi bëri foto me shallin e Lazios.

Klubi italian do t’i paguaj 18 milionë euro te Fenerbahce plus dy milionë të tjera bonuse për yllin kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto