Motrat Kardashian shfaqen tejet sensuale në koleksionin e ri të parfumeve “Diamonds” (FOTO)

16:44 09/09/20202min58

Motrat Kardashian

Motrat Kardashian kanë njoftuar se tani është gati koleksioni i ri i parfumeve të tyre “Diamonds”.

Tri motrat, Kim, Khloe dhe Kourtney tani kanë bërë të ditur se koleksioni i ri është në shitje.

Kim gjithashtu ka zbuluar detaje se secila ngjyrë përfaqëson njërën nga to.

“Jam shumë e ngazëllyer për të njoftuar koleksionin e ri @kkwfragrance Diamonds II nga Kourtney x Kim x Khloé !!! Ne jemi aq mirënjohëse që koleksioni ynë i parë i parfumeve “Diamonds” u prit aq mirë dhe për këtë më të riun, ne së bashku donim që diamantët të ishin pak më të larmishëm, të zjarrtë dhe sensualë. Secila prej ngjyrave të xhevahirit, rubini, smeraldi dhe safiri janë unike për secilën motër dhe kanë një kuptim simbolik. Unë gjithmonë e kam dashur ngjyrën e gjelbër të thellë të një guri smeraldi dhe sesi simbolizon dashurinë, prosperitetin dhe është shërues.”, ka shkruar Kim, ndërsa i është drejtuar ndjekësve që ti blejnë ato.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto