Moti për sot, e martë 25 maj 2021

08:07 25/05/20212min116
Screen Shot 2021-05-25 at 9.07.00 AM

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë orëve të para të ditës në skajin verior dhe juglindor. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të paraqitet me mot të kthjellët.

Parashikohet që mesdita të sjelli largim të vranësirave edhe nga këto zona duke bërë që moti me diell të jetë dominues në republikën e Shqipërisë. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen leht në vlerat maksimale duke u luhatur nga 11°C në verilindje deri në 32°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Moti i kthjellët do të dominojë në territorin e Kosovës deri pasdite kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në pjesën më të madhe të vendit POR pa rrezikuar reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut

MBETEMI edhe ditën e martë në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta deri pas mesditës, kur në zonat perëndimore do ketë vranësira të herë pas herëshme duke rrezikuar dhe ndonjë shi të papërfillshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto