Moti për sot, e hënë 7 qershor 2021

08:36 07/06/20212min38
1619242887_1581231480moti

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do paraqiten në zonat lindore por pa rrezikuar reshje. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtër shiu dhe ministuhi lokale breshëri. Ndërsa orët e vona të pasdites dhe nata sërish do të jenë në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por ulen në mesditë DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri në 30°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë duke filluar nga orët e para të ditës në territorin e Kosovës. Por mesdita dhe pasditja ndryshojnë kushtet atmosferike duke sjellë shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, ku në zona të izoluara krijohet mundësia dhe për stuhi breshëri.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë paradites dhe mbrëmjes. Por  mesdita dhe pasditja rrezikohen nga shira në të gjithë MV. Edhe orët e natës do të paraqiten me kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë motin në Europën Jugore, ku herë pas here do ketë dhe stuhi afatshkurtra breshëri. Këto kushte atmosferike mbeten edhe në vendet e Europës veriore dhe Lindore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Pellgun e Egjeut, Europën Qëndrore dhe Gadishullin Iberik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto