Moti për ditën e hënë 9 nëntor 2020

00:00 09/11/20202min176
moti

Duket se edhe java që vjen do të jetë me diell dhe me temperatura mesatarisht të larta për stinën ku jemi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme, duke nisur nga e hëna.

Më poshtë parashikimi i motit:

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Mëngjeset dhe mbrëmja do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto