Moti për ditën e enjte 15 tetor 2020

23:45 14/10/20203min315
1585979099_moti

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për dy ditët në vijm!

Pas dy ditëve me reshje shiu të vazhdueshme (dita e Hënë dhe ajo e Martë), reshjet e shiut intensive dhe relativisht problematike rikthehen ditën e nesërme dhe një pjesë të ditës së Premte. Por kur dhe si po e spjegojmë më poshtë.

Moti për ditën e nesërme nis me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës reshjet do të vazhdojnë me këtë intensitet ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim itensiteti bëhet mesatar dhe lokalisht deri i lartë. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat veriperëndim-jugperëndim reshjet shtojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, ultësirës perëndimore, verilindje por sidomos zonën e  jugperëndimt reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë deri në orët e mëngjesit (06-07) të ditës së Premte në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Sipas parashikimeve zona e jugperëndimit mbetet përsëri zonë problematike me sasinë më të lartë të reshjeve.

Më pas vjen përmirësimi i situatës meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto