“Mos u ankoni, por veproni kundër krimit”/ Mesazhi i fortë i Yuri Kim: BKH mund të bëjë ndryshimin

12:59 29/09/20202min163
AmbYuri_Kim (1)

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.

Në një mesazh në “Twitter”, Yuri Kim shkruan se është koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri duke apeluar për të vepruar, teksa afati i fundit për aplikimet skadon në mesnatë.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i FBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja Kim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto