‘Mos më thuaj mua mashtrues’, Taulant Balla përplaset keq me gazetarin

09:52 06/10/20202min134
rakipllari-balla

Gazetari Robert Rakipllari dhe deputeti i PS Taulant Balla janë “përplasur” me njeri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Rakipllari e ka quajtur PS mashtruese pas miratimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai tha se PS mashtroi qytetarët, opozitën parlamentare dhe ndërkombëtarët.

Balla i kërkoi që ta tërheqë mbrapsht atë që tha.

Debati:Rakipllari: Ju jeni mashtruesa, kemi gënjyer qytetarët e Shqipërisë, ndërkombëtarët madje keni shkelur dhe marrëveshjen me opozitën parlamentare.

Balla: Askush, as ti dhe askush tjetër nuk mund të më thotë mua keni mashtruar tërhiqe atë që the.

Rakipllari: Unë nuk thashë ke mashtruar ti thashë jemi përballë një mashtrimi…

Balla: Tërhiqe  atë që the se nuk e ke mirë…

Dëgjo, 4 pikat që nxorri Fevziu aty janë pika që janë konsultuar me opozitën parlamentare.

Rakipllari: Unë them çfarë të dua. Hajdari dhe Murrizi thonë që ju e keni shkelur marrëveshjen me to.

Balla: Rudina është një nga 44 deputetët e opozitës parlamentare.

Rakipllari: Ju keni shkelur marrëveshjen me qytetarët, me opozitën parlamentare dhe ndërkombëtarët…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto