“Mos lëshoni akuza të pabaza ndaj Rusisë”- Vladimir Putin telefonon Presidentin francez, zbardhet biseda

17:31 14/09/20201min114
putin

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun francez, Emanuel Macron . Kontakti i presidentit rus me homologun e tij francez u konfirmua nga zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peshkov.

Mediat greke shkruajnë se Putin u ankua te Macron për rastin e opozitarit rus, Alexei Navalny, duke theksuar se “nuk është e nevojshme të lëshohen akuza të pabaza dhe të papranueshme ndaj Rusisë për helmimin e disidentit rus”.

Putin përsëriti gjithashtu se pret që Berlini t’i dorëzojë Kremlinit rezultatet e testeve mjekësore të kryera tek Navalny.

Nga ana e tij, Macron, sipas asaj që u raportua nga presidenca franceze, i kërkoi Putinit të zbardhë pa vonesë çështjen e atentatit ndaj Navalny, për të përcaktuar se kush është përgjegjës.

Për më tepër, presidenti francez informoi homologun e tij rus se analiza e bërë nga laboratorët francezë në trupin e Navalni tregoi përdorimin e Novitsok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto