
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sërish sot me anë të një publikimi në rrjetet sociale, teksa ka rikujtuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit që po bëhen gati për vitin e ri shkollor për masat që duhet të kenë parasysh për parandalimin e Covid-19.
Ajo i kërkon nxënësve që me nisjen e mësimit të qëndrojnë në klasë duke ruajtur distancën, të ulur në bankën e tyre dhe të mbajnë maskën sipas rekomandimeve.
Ministria thekson se nxënësit duhet të kufizojnë daljen nga klasa për arsye të panevojshme përveçse kur duhet të përdorin tualetin apo të largohen nga shkolla.
Gjatë qëndrimit në klasë, respektoni distancën fizike prej 1.5 m nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë
-Qëndroni ulur në bankën tuaj
-Mbani maskën sipas rekomandimeve
-Kufizoni daljet nga klasa për arsye të panevojshme-përveçse kur duhet të përdorni tualetin apo të largoheni nga shkolla
-Dezinfektoni shpesh duart me solucione me bazë alkooli