Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare

10:55 05/12/20203min111
3B6A7F95-DCBC-4E71-AB8F-1BA1D7784387

Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody’s ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë, njoftoi Ministria e Financave.

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, ditën e djeshme, ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, një qëndrim mbi pozicionin e vendit tonë. Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.

Ky rishikim periodik nuk ndryshon qëndrimin për institucionet dhe qeverisjen, duke rikujtuar pozitivisht angazhimin e vendit në procesin e integrimit në BE. Gjithashtu, konfirmon qëndrimin për faktorin ekonomik dhe fiskal, pas daljes së suksesshme në tregjet ndërkombëtare në 2020.

Në raportin e fundit të renditjes, Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin e pashmangshëm, por të përkohshëm negativ edhe në parametrat fiskalë. Megjithatë, kushtet e forta e të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës.

Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim. Agjencia ka vlerësuar konsolidimin fiskal dhe rikthimin në indikatorë makroekonomikë fiskalë pozitivë në vitin e ardhshëm.

Në vlerësimin e saj të fundit, (përpara një muaji) Agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%. Angazhimin drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes prioriteteve politike dhe projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore, përfundon njoftimi i financave./monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto